
Një tjetër Blackout për rrjetet sociale Facebook dhe Instagram: Ka sinjalizime në të gjithë botën, për faqet dhe app-et faqet, që të dyja mediat nuk u shfaqnin përdoruesve fotografitë dhe videot. Probleme të tilla janë verifikuar edhe në WhatsApp.
Sipas site-it Down Detector, i specializuar në zbulimin e problemeve në internet apo mediat sociale, përdorues në të gjithë botës janë ankuar për pamundësinë e shikimit apo të ngarkimit të fotografive dhe videove dhe zhdukjen e shumë postimeve. Një episod i ngjashëm ndodhi në muajin mars, kur Facebook, Instagram dhe WhatsApp u bllokuan për disa orë. Sipas ekspertëve, problemi mund të jetë i lidhur me punimet që po bëhen nga Menlo Park për integrimin e të tri aplikacioneve.



