
Në qytetin e Elbasanit gjatë tre dasmave të organizuara në të njëjtin lokal janë helmuar 39 persona, ku 36 prej tyre janë shtruar në spital për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore. Sipas nëndrejtorit të Qendrës Spitalore në Elbasan, 31 prejt tyre janë shtruar në spitalin infektiv, tre persona janë dërguar në Tiranë, sepse gjendja e tyre është përkeqësuar dhe dy fëmijë ndodhen në Pediatri.
Menjëherë pas këtij incidenti, ka ndërhyrë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili ka konstatuar se subjekti nuk ofronte asnjë kusht higjieno-sanitar, si dhe nuk kishte dokumentacionin përkatës.
Në momentin e kontrollit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish viçi, 40 kokrra veze, 25 kg mish gici, 5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë, të cilat janë sekuestruar, ndërsa pritet analizimi i mostrave të tyre për shkak të dyshimeve për prezencë të salmonelës.
Pas këtyre verifikimeve, ndaj subjektit është marrë masa administrative për bllokim të menjëhershëm të subjektit deri në dalje të përgjigjeve të analizave si edhe është gjobitur me 700 mijë lekë.



