Mjekësia britanike, bashkëpunim me “Apple” e “Google” për koronavirusin

Mjekësia britanike, bashkëpunim me “Apple” e “Google” për koronavirusin

Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar po bashkëpunon me gjigantët e teknologjisë “Apple” dhe “Google” në një aplikacion që nëpërmjet ”Bluetooth” lejon gjurmimin e infeksionit. Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock e dha lajmin në një konferencë shtypi për situatën e pandemisë në vend, njofton BBC.

Para fillimit zyrtar, ekipi i inovacionit të shërbimit dixhital të shërbimit shëndetësor do të testojë një version të softuerit në veri të Anglisë. Aplikacioni bazohet në një regjistrim vullnetar, i cili dërgon një alarm në rast se kohët e fundit keni rënë në kontakt me një person të infektuar dhe rekomandon qëndrimin në karantinë. Përdoruesi i infektuar, situata e të cilit vërtetohet pas një testi, duhet të shkruajë një kod verifikimi të marrë së bashku me raportin shëndetësor.

Në konferencën për shtyp, ministri përmendi kontakte me kompanitë teknologjike “Apple” dhe “Google”, të cilat njoftuan të premten një nismë të përbashkët për të lehtësuar punën e qeverive në të gjithë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy