BE zgjat kontratën me Pfizer, gati 300 mln doza të tjera të vaskinës (VIDEO)

BE zgjat kontratën me Pfizer, gati 300 mln doza të tjera të vaskinës (VIDEO)

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se BE do të marrë edhe 300 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, Von der Leyen është shprehur se kontrata me Pfizer do të zgjasë, duke pasur mundësi të dyfishohet numri i dozave të vaksinës. 

"Do të  kemi qasje në 300 milion doza të vaksinës Pfizer. Lajmi i mirë është se kemi rënë dakord të zgjasim kontratën me Pfizer dhe mund të blejmë deri në 300 milion doza shtesë të kësaj vaksine, kështu që do të dyfishojmë dozat e vaksinës Pfizer", është shprehur Presidentja e Komisionit Europian.

BE ka fituar një portofol të madh vaksinash, bazuar në teknologji të ndryshme. Deri më tani janë marrë  2.3 miliardë doza të vaksinave më premtuese për Europën dhe vendet fqinje.

Përveç vaksinës BioNTech-Pfizer, një vaksinë e dytë, e prodhuar nga Moderna, u autorizua më 6 janar 2021.

Vaksinat e tjera priten të aprovohen së shpejti. Ky portofol vaksinash do të lejojë BE jo vetëm që të mbulojë nevojat e të gjithë popullsisë, por edhe të furnizojë vaksina në vendet fqinje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy