Bixhozi në Lezhë, Bregu: Luftë për territor. Nuk fiton vetëm krimi, fiton edhe policia

Bixhozi në Lezhë, Bregu: Luftë për territor. Nuk fiton vetëm krimi, fiton edhe policia

Gazetari Sokol Bregu shpjegoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” dinamikën e operacionit të kryer në Lezhë në ditët e para të këtij viti kundër lojërave të paligjshme të fatit. Bregu tha se nga ky biznes i paligjshëm fiton edhe policia, e cila duhet hetuar krahas grupeve kriminale. 

 

Ky është një operacion që u bë më 2 janar. Pse duhej të shkonte deri këtu. Ishte në vilën trekatëshe të marrë me qira nga një grup kriminal. Kumari i paligjshëm në Shqipëri është në duart e krimit të organizuar. Kur ky nuk ka shumë para kesh, atëherë shtrin duart për të zgjeruar aktivitetin. Në momentin që hoqën qafe drejtorin e policisë, bënë këtë aksion. Është një përplasje e interesave të policisë. Nuk fiton vetëm krimi i organizuar, fiton edhe policia. 

 

Zakonisht fitojnë nëndrejtorët dhe drejtorët. U duk se pas largimit të një prej grupeve më të fuqishme do të merrte goditje kjo industri e paligjshme. Ndodhi po e njëjta gjë. Po t’i referohemi rastit të Lezhës, ata duhet të dinë se kush ishte informatori. Ata jepnin para për ta pasur kazinonë e paligjshme. Është një luftë për territor për të pasur kazino të paligjshme. 

 

Ka shumë fjalë për goditjen e SPAK ndaj policisë. Prit e prit, siç kemi pritur. Goditja ndaj segmenteve të korruptuara të policisë është jetike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy