Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ndryshon orarin e sporteleve gjatë verës

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ndryshon orarin e sporteleve gjatë verës

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka miratuar një urdhër për ndryshimin e orarit zyrtar të sporteleve që ofrojnë shërbim për qytetarët gjatë periudhës së verës.

 

Sipas urdhrit të firmosur nga kryetari i gjykatës, Gerd Hoxha, nga 6 korriku deri më 31 gusht 2026, sportelet do të jenë të hapura për publikun nga ora 08:00 deri në 13:00, ndërsa jashtë këtij orari do të trajtohen vetëm rastet emergjente.

 

Vendimi është marrë për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin dhe që pritet të vazhdojnë edhe gjatë muajit korrik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve dhe qytetarëve, duke garantuar njëkohësisht vijimësinë dhe cilësinë e shërbimeve.

 

Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy