Policia greke ka mundur të sekuestrojë një sasi të madhe droge.
Një sasi prej 207 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia greke në rajonin e Janinës.
Sipas mediave greke në pranga është një 42-vjeç, me origjinë shqiptare, ndërsa ai ishte duke drejtuar kamionin në të cilën u gjet droga.
Mësohet se lëndë narkotike ishte ndarë në 196 pako të ndryshme.
Po ashtu përveç sekuestrimit të lëndës narkotike, policia ka mundur të sekuestrojë edhe një sasi prej 280 eurosh, dy telefona celularë në posedim të drejtuesit të kamionit.
Shqiptari pritet të dalë para gjykatës së Janinës për tu njohur me masën e sigurisë.



