Pedagogu i shkencave politike Shpend Gashi armatimin që Uashingtoni po i bën Kosovës, nuk e sheh si shqetësim për Serbinë.
Serbia nuk e ka problem armatimin e Kosovës, nënvlerësimin e tregon deklarata e ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç, “sikur të marrin dhe 1 milionë raketa xhavelinë nuk do iu mjaftojnë kundër Serbisë”.
Shqetësimi i tyre është prania e NATO-s në Kosovë. Është një luftë e drejtpërdrejtë e Serbisë me NATO-n.
Teorikisht atje mund të fillojë konflikti, por nuk do fillojë nga Kosova, por nga Republika SRPSKA.
Frika e Serbisë është kundrejt përballjes me NATO-n, se de fakto e ka bërë Kosovën pjesë të veten, se duke i shitur armë amerikane Kosovës.
Duke folur në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, ai tha se në rast të një lufte do luftojnë Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe misionarët e KFOR, të cilët nëse agresioni vjen nga jashtë do futen në agresion.



