Ukrainë, vritet kryebashkiaku i Gostomel

Ukrainë, vritet kryebashkiaku i Gostomel

Forcat ruse kanë vrarë kryebashkiakun e Gostomel, në periferi të Kievit. Lajmi konfirmohet në faqen zyrtare të Facebook, të bashkisë.

“Qytetari i parë i Gostomel, Yuri Illich Prylypko, gjeti vdekjen, teksa shpërndante ushqim, për popullsinë e uritur. Vdiq për popullin e tij, vdiq si hero”.

Prylypko u qëllua për vdekje së bashku me dy persona të tjerë.

Gostomel, ndodhet në veriperëndim të Kievit dhe cilësohet si shtëpia e aeroportit ushtarak strategjik “Antonov”, i cili u kthye në vendin e betejave të ashpra midis forcave ukrainase dhe ruse në ditët e para të luftës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy