Dyrnjaja: TikTok, frymëzues dhune. Duhet mbështetur vendimi i qeverisë

Dyrnjaja: TikTok, frymëzues dhune. Duhet mbështetur vendimi i qeverisë

<p>Gazetari Denis Dyrnjaja thotë se vendimi i qeverisë për të mbyllur rrjetin social TikTok është i drejtë dhe si i tillë duhet mbështetur. Dyrnjaja tha në studion e MCN Informacion se rrjetet sociale kanë efektin e tyre në traumat sociale, pasi, shpesh, përmes tyre, shoqëria ushqehet me dhunë dhe modele të gabuara.<strong> &nbsp;&nbsp;</strong></p> <blockquote> <p><em>Ka dy opinione që përballen, një që lidhet me kontekstin social dhe ndikimin e TikTok si një nga rrjetet sociale me përhapjen dhe shtresëzimin më të madh. Shihet nga të gjitha kategoritë sociale. Konsumizmi i Tik-Tokut është tejet i madh. Ka përhapje popullore. Edhe ndikimi i tij është tepër i përhapur. Ndikimet e mëdha shërbejnë për një arsye. Çfarë ka në përmbajtje Tik-Toku? Aty ka njerëz që promovojnë bizneset, veten e vet apo mënyrën e jetesës. Ka njerëz që promovojnë edhe dhunë. Nëse e kapim në prizmin e një target grupi, themi ç’taksirat kam unë që e mbyllin. Por kur vjen puna të truamat sociale që ne na lindin herë pas here, të gjitha këto nuk kanë burim themelor rrjetet sociale, por kanë një ndihmesë prej tyre. Kur ndodhin këto gjëma themi pse nuk reagon shoqëria. Një shoqëri që ushqehet përmes rrjeteve sociale me dhunën, me verbalizmin, me pasurimin e shpejtë, kontribuon në një fiktivitet mental social që do të përkthehet në një pasojë. Pasojat janë që nga vrasja deri te mënyra joreale e të jetuarit. Këndvështrimi tjetër është ai realist për ndikimin propagandistik. Një palë thotë pse duhet t’i mbyllim gojën. Censura është ende pjesë e koshiencës sonë. Sa ndikim ka rrjeti social? Natyrisht që ka. Nëse e interpretojmë si një mënyrë që qeveria po tenton të bëjë censurë, natyrisht opozita ka të drejtë ta trajtojë në këtë mënyrë. A mundettë censurohet? Them se jo. &nbsp;Por propaganda nuk ndalon dot. Kemi arritur në atë pikë sa është përdorim politik i opozitës, duke akuzuar kryeministrin për censurë. Rama futet te njerëzit që sado ta fusësh në kornizën e njerëzve që do të kontrollojë mediat, një kryeministër që del në rubrika komunikimi me publikun çdo ditë thuajse, nuk më duket se futet te njerëzit që do të bëjë censurë. E mendon si një mbyllje të përkohshme duke mos dashur të penalizojë këta njerëzit e tjerë që e përdorin TikTokun për qëllime të tjera. &nbsp;&nbsp;</em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/NzXkwasXZFc?si=rJuwKGlB13l0PUb_" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy