Haradinaj shtyn kërkesën për votimin e Kosovës në Interpol

Haradinaj shtyn kërkesën për votimin e Kosovës në Interpol

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë vendim ta shtyjë votimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Siç thuhet në një kumtesë për media publikuar nga zyra e kryeministrit, anëtarësimi i Kosovës në Interpolështë kontribut direkt në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit.

“Republika e Kosovës është e gatshme që të marrë përgjegjësitë e plota si anëtare e Interpolit. Besimin në Kosovën si anëtare e Interpolit e kanë shprehur tashmë shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë”, thuhet në deklaratë.

Haradinaj ka falënderuar për bashkëpunimin institucionet e Kosovës, por edhe të gjithë partnerët ndërkombëtar duke i ftuar ata që në takimin e radhës të punohet që Kosova të votohet anëtare e Interpolit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy