Sllovenia heq masat antiCovid, tashmë mund të udhëtoni pa tampon, vaksina apo karantinim 

Sllovenia heq masat antiCovid, tashmë mund të udhëtoni pa tampon, vaksina apo karantinim 

Pas Holandës edhe Sllovenia ka lehtësuar masat antiCovid për të udhëtuar drejt saj. 

Ministria e Jashtme bën me dije se Sllovenia ka hequr të gjitha masat kufizuese të udhëtimit, teksa nuk kërkohet që në pikat e kalimit kufitar udhëtarët të tregojnë një test se kanë kaluar sëmundjen, tampon apo vërtetim se janë vaksinuar.

Po ashtu qytetarët që udhëtojnë për në Slloveni, nuk do të jetë e nevojshme që t’i nënshtrohen karantinimit, përveç rastit kur kanë simptoma të infektimit.

Për arsye se rreziku i infektimit me Covid-19 është ende i pranishëm, Ministria e Jashtme rekomandon që kur planifikohet një udhëtim duke kaluar tranzit në territorin e Sllovenisë, të monitorohet, të njihen kushtet e hyrjes dhe të përmbushen kushtet e përcaktuara në vendin e destinacionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy