Bllokime rrugësh në Tiranë dhe veri të vendit, starton etapa e parë e Turit Çiklistik të Shqipërisë

Bllokime rrugësh në Tiranë dhe veri të vendit, starton etapa e parë e Turit Çiklistik të Shqipërisë

Nga sot deri më 22 maj, rrugët e Shqipërisë do të mirëpresin edicionin e 83-të të Turit Çiklistik të Shqipërisë, një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive në vend, ku marrin pjesë 20 skuadra elitare nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa. 

 

Ky aktivitet konsiderohet një moment i rëndësishëm jo vetëm për sportin, por edhe për promovimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

 

Etapa e parë do të zhvillohet këtë të hënë duke nisur nga ora 12:00. Çiklistët do të nisen nga Tirana dhe do ta përfundojnë garën në Lezhë, përgjatë një itinerari që përfshin disa nga akset kryesore rrugore të vendit.

 

Sipas organizatorëve, qëllimi këtë vit ka qenë rritja e standardeve organizative, zgjerimi i pjesëmarrjes ndërkombëtare dhe rritja e ekspozimit mediatik, me synimin për ta çuar çiklizmin shqiptar drejt një faze të re profesionalizimi. 

 

Për herë të parë, Turi i Shqipërisë do të ketë transmetim live, si një mënyrë për të rritur interesin publik dhe për të afruar brezat e rinj me këtë sport.

 

Itinerari i Etapës I – Ora e bllokimit: 12:00

Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy