Korça është një nga destinacionet e preferuara për festën e fundvitit. Në një lidhje live me MCN TV, nënkryetarja e bashkisë, Benila Themeli, tha se këtë vit, e vetmja gjë që i mungon festës së ndërrimit të viteve është dëbora. Themeli tha se të gjitha hotelet e Korçës janë të prenotuara.
Ajo që e bën tërheqëse Korçën është organizimi i përkryer që bujtinat, lokalet dhe restorantet kanë për natën e Viti të Ri. Ato e kanë bërë Korçën një qytet shumë elegant. Të gjitha hotelet e Korçës janë të prenotuara. Është një atmosferë e plotë që i mungon vetëm bora.
Sa i takon turizmit, Themeli tha se Korça po mbyll një vit të suksesshëm.
Për këtë fundvit, rekordet do të dalin pasi të kalojë festa. Por për këtë sezon kemi disafishim të numrit të vizitorëve. Numri i shtretërve të Voskopojës është i barabartë me atë të Beratit. Pra vetëm një fshat i Korçës e ka të barabartë numrin e shtretërve me Beratin. Jemi duke punuar për strategjinë e turizmit.



