Drogë, armë dhe të dehur në timon, arrestohen 10 persona në Tiranë

Drogë, armë dhe të dehur në timon, arrestohen 10 persona në Tiranë

Dhjetë persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Mësohet se në pranga është vënë një 30-vjeçar me iniciale F. Z., pasi gjatë kontrollit që i bënë “Shqiponjat” në rrugën “Muhedin Llagami”,  iu gjet një sasi me lëndë narkotike kanabis.

I arrestuar për posedim lëndësh narkotike dhe armësh të ftohta është edhe një 33-vjeçar me iniciale E. B. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 arrestuan 22-vjeçarin E. P., pasi në rrugën “Dervish Hima” gjatë kontrollit të mjetit të tij, policia gjeti një armë e ftohtë.

Në pranga kanë rënë edhe një 22-vjeçar e një 34-vjeçari tek rruga “5 Maji”. Gjatë kontrollit që bëri policia tek banesa e marrë me qira nga Kristjan Peçi u gjetën disa pajisje kompjuterike, dy grirësë kanabisi, municion luftarak dhe u konstatua edhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa Evis Zeneli, duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 arrestuan në flagrancë E. R., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit publik.

Një 44-vjeçar me iniciale E.M. është ndaluar pasi në bashkëpunim me K. K , janë autor të vjedhjes të një shume parash dhe eurosh në një dyqani në Unazen e Re.

Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të P. B., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve ;

V. A., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 ditë burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy