Vilson Ndergjoni, dibrani kampion i MMA në SHBA: Sfidat dhe përkushtimi në sportin e mundjes më sollën 300 medalje

Vilson Ndergjoni, dibrani kampion i MMA në SHBA: Sfidat dhe përkushtimi në sportin e mundjes më sollën 300 medalje

Vilson Ndërgjoni, i riu nga Dibra 17 vjet kampion i mundjes në Shqipëri, rrëfen për mikrofonin e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, rrugëtimin e tij në këtë sport dhe sfidat e saj.

Ai thotë se e nisi si fëmijë me mundje për të arritur sot të jetë një kampion i MMA në SHBA.

Stërvitjet i kam nisur që në vitin 2002, kishim ardhur nga Dibra në Tiranë, dhe direkt kam filluar me boksin edhe sepse prindërit nuk e donin këtë sport, dhe e kam kaluar në mundje.

E kam nisur që 8 vjeç dhe  triumfin e parë e kam arritur si 19 vjeç.

Për 17 vite me radhë isha kampion në Shqipëri, në të gjitha kategoritë që nga 32 kg.

Pas kësaj kam ikur në SHBA nga ky aty sfidat ishin jo aq të vogla si nga shëndeti që operova tendinat e deri te promovimet e mia dhe njohja ku jam sot.

Ngaqë isha mundës profesionist, me ndihmoi shumë të kaloi në sportin MMA dhe isha i përgatitur për ketë sport.

Kam punuar në Amerikë dhe poashtu gjata natës shkoja në palestër dhe ushtrohesha aty dalëngadalë derisa arrita sot ku jam.

Kampioni Ndërgjoni, thotë se sfidat dhe përkushtimi në sportin e mundjes i sollën atij 300 medalje në karrierë.

Kam 300 medalje, mbi 20 kupa, si teknik me i mire i garës, sportisti me i mire, në të gjitha garat brenda dhe jashtë vendit.

Gjithçka ja dedikoj mundjes, si sport që e kam arritur në Shqipëri sot jam kampion i MMA në Amerikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy