Britania e Madje i ndalon hyrjen Asma al-Assad për trajtimin e kancerit

Britania e Madje i ndalon hyrjen Asma al-Assad për trajtimin e kancerit

Autoritetet britanike ndalojnë Asma al-Assad, gruan e Presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad, që të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar për arsye shëndetësore pasi pasaporta e saj është e pavlefshme.

Lajmi u zbulua nga burime të qeverisë britanike për Times.

Megjithatë është e paqartë nëse dokumenti i udhëtimit ka skaduar apo është bllokuar në mënyrë aktive.

Drupal Ad

Sipas burimeve të gazetës, duke qenë se pasaporta e ish-zonjës së parë siriane të sëmurë rëndë në ekzil është e pavlefshme dhe qeveria nuk do ta lejojë atë të kthehet për arsye shëndetësore, Assad nuk do të mund të marrë trajtim mjekësor në Britaninë e Madhe.

Në fillim të këtij muaji mediat britanike raportuan se Assad ka 50% mundësi për të mbijetuar pasi një formë agresive e kancerit të gjakut u përsërit pas trajtimit për sëmundjen.

Ish-zonja e parë siriane, e cila u diagnostikua me leuçemi mieloide akute në maj të këtij viti, është plotësisht e izoluar në Moskë pasi po trajtohet për kancerin agresiv.

Sipas Times, personi që menaxhon trajtimin në kryeqytetin rus është babai kardiolog, i cili duket se ka lënë shtëpinë e tij në Londër së bashku me gruan e tij për të ndihmuar Asma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy