Një dron u lëshua drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Caesarea, në veri të Izraelit.
Lajmin e bëri me dije zëdhënësi i Netanyahu-t i cili shtoi se kryeministri nuk ishte në ndërtesë dhe nuk pati viktima.
Më herët ushtria izraelite tha se tre dronë ishin lëshuar drejt qytetit bregdetar herët të shtunën.
Njëri goditi një ndërtesë, ndërsa dy të tjerët u kapën.



