“Nuk kemi frikë nga askush!” Ukrainasit ngrenë flamuj për të sfiduar frikën e pushtimit rus

“Nuk kemi frikë nga askush!” Ukrainasit ngrenë flamuj për të sfiduar frikën e pushtimit rus

Ukrainasit ngritën flamuj kombëtarë dhe luajtën himnin e vendit gjatë së mërkurës, për të treguar unitet kundër frikës së një pushtimi të mundshëm rus, për të cilin fuqitë perëndimore kanë thënë se mund të jetë i afërt.

Flamujt verdheblu valëviteshin në banesa, shkolla, spitale dhe dyqane, për të kujtuar “Ditën e Unitetit”, festë të cilën Presidenti Volodymyr Zelenskiy e propozoi këtë javë, pasi Rusia grumbulloi trupat ushtarakë pranë kufijve të Ukrainës.

Në bulevardin kryesor “Khreshchatyk” të Kievit, flamujt dekoronin zyrat e qeverisë, ndërsa nga një altoparlant në një zyrë të qeverisjes kumbonin ​​këngë patriotike.

Sakaq kanalet televizive dhe qeveritare në Youtube transmetonin fjalime dhe kujtime zgjuese të kombit të Ukrainës.

Në një fjalim televiziv, Presidenti Voldymyr Zelenskiy tha se ukrainasit janë të bashkuar në një dëshirë të përbashkët, “për të jetuar në paqe me familjet e tyre”.

“Askush nuk mund ta dojë shtëpinë tonë siç e duam ne dhe vetëm të bashkuar mund ta mbrojmë atë”, deklaroi kreu i shtetit ukrainas.

Zelenskiy është shprehur prej kohësh se beson se gjasat për një pushtim të mundshëm rus janë mbivlerësuar nga aleatët perëndimorë dhe se gjithçka bëhet për të mbjellë panik në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy