Çështja “Babale”/ Shtyhet seanca ndaj Ervin Salianjit, deputeti i PD ndërron avokatin

Çështja “Babale”/ Shtyhet seanca ndaj Ervin Salianjit, deputeti i PD ndërron avokatin

Është shtyrë sot për në 25 korrik ora 10:00 seanca ndaj Ervin Salianjit në lidhje me çështjen “Babale”.

Në seancën e mbajtur sot Salianji nuk ishte prezent në sallë, ndërkohë që ka ndryshuar edhe avokatin.

Ai nuk do të përfaqësohet më nga Ledio Braho, por nga avokatët Redi Rama dhe Marash Logu.

Dy avokatët kanë prokurë për të përfaqësuar në këtë proces Ervin Salianjin. Ledio Braho e ka revokuar përfaqësimin e tij si avokat.

 

Drupal Ad

 

 

 

Redi Ramaj është shprehur: “Duke qenë se ne si avokat kemi marrë prokuroren ditën e sotme dhe nuk kemi dijeni për dosjen, të na jepet koha nga gjykata të njihemi me çështjen”.

Ndërsa Indrit Sefa tha: “Duke qenë se fashikulli është voluminoz, avokatët kanë te drejtën dhe detyrimin të njihen me aktet”.

Ndërsa Ardian Vishaj tha: “Më vjen të buzëqesh me sugjerimin e kolegut Sefa. Për ne është pjesë e kësaj loje për ta shtyrë çështjen dhe asgjë më tepër”.

Në fund gjykata pranoi kërkesat e avokatëve Redi Ramaj dhe Marash Logu, duke shtyrë seancën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy