Spanjë/Hedh frigoriferin nga një shkëmb, Policia e detyron ta kthejë dhe e dënon me 45 mijë euro (VIDEO)

Spanjë/Hedh frigoriferin nga një shkëmb, Policia e detyron ta kthejë dhe e dënon me 45 mijë euro (VIDEO)

Autoritetet spanjolle pasi panë një video ku shfaqej një person teksa tallej me riciklimin derisa po hidhte një frigorifer nga një shkëmb, e kanë urdhëruar atë të shkojë poshtë dhe ta kthejë frigoriferin duke e bartur me duar.

Në një video të postuar nga policia lokale (AUGC Guardia Civil) në llogarinë e tyre në Twiiter, burri i paidentifikuar shihet teksa hedh frigoriferin nga një shkëmb në një përroskë në Almeria, para se të kthehet në furgonin e tij.

 

Sikurse personi që po e incizonte, njejtë edhe kryesi i veprës, që flisnin spanjisht, dëgjohen duke thënë “riciklimi, hajde, riciklojeni” dhe “të shohim se sa herë do të rrotullohet”, raporton CNN.

Kryesi i veprës, i cili më vonë u identifikua nga Policia, u dënua me 45 mijë euro gjobë, dhe u detyrua të kthehet në vendin e ngjarjes, ta merr frigoriferin dhe ta kthejë atë lart nga ku e hodhi, ka shkruar “AUGC Guardia Civil” në Twitter.

Në një video pasuese të Policisë, shihen dyshja teksa e tërheqin pajisjen lart.

 

Mësohet se ai është punëtor i një kompanie për mbledhjen e mbeturinave, dhe Policia ka thënë se mund të ketë pasoja edhe ndaj kompanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy