OBSH sërish dyshime për rrjedhjen e Covid nga laboratori

OBSH sërish dyshime për rrjedhjen e Covid nga laboratori

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka pranuar se ishte i parakohshëm përjashtimi i një lidhje të mundshme mes pandemisë Covid-19 dhe rrjedhjes së tij nga laboratori. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se po kërkonte që Kina të ishte transparente ndërkohë që shkencëtarët kërkonin origjinën e koronavirusit.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së ka deklaruar gjithashtu se marrja e aksesit në të dhëna të papërpunuara ishte një sfidë për ekipin ndërkombëtar që udhëtoi në Kinë në fillim të këtij viti për të hetuar burimin e Covid-19. Ndërkohë që rastetet e para njerëzore u identifikuan në qytetin kinez të Wuhan, shkruan The Guardian.

Tedros u tha gazetarëve se agjencia shëndetësore e KB e vendosur në Gjenevë "po kërkon që Kina të jetë transparente, e hapur dhe të bashkëpunojë, veçanërisht në lidhje me informacionin, të dhënat e papërpunuara që ne kërkuam në ditët e para të pandemisë".

Ai tha se kishte pasur një "shtytje të parakohshme" për të përjashtuar teorinë se virusi mund të kishte dalë nga një laborator i qeverisë kineze në Wuhan, duke vënë në diskutim raportin e OBSH-së në mars, i cili arriti në përfundimin se një rrjedhje laboratorike ishte "jashtëzakonisht e pamundur".

"Unë kam qenë vetë teknik laboratori, jam imunolog dhe kam punuar në laborator dhe ndodhin aksidente laboratorike," tha Tedros. "Është e zakonshme"

Ai tha se OBSH po vinte bazat për hetime të reja se nga erdhi Covid-19, duke shtuar "ne shpresojmë se do të ketë një bashkëpunim më të mirë për të arritur në fund të asaj që ndodhi."

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy