Arrestohet bosi i drogës në Rio, 3 mijë oficerë në aksion për kapjen e tij

Arrestohet bosi i drogës në Rio, 3 mijë oficerë në aksion për kapjen e tij

Policia në Rio de Janeiro ka arrestuar një nga bosët e drogës më të kërkuar në Brazilit.

Rogerio Avelino da Silva, i njohur më mirë si Rogerio 157, u arrestua në një aksion të jashtëzakonshëm në veri të qytetit.

Roderio ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, zhvatje dhe vrasje dhe për arrestimin e tij kanë marrë pjesë 3 mijë oficerë.

Kjo ishte një fitore e madhe për autoritetet vendase duke luftuar për të frenuar dhunën në rritje në Rio, një vit pasi qyteti organizoi Olimpiadën Verore.

Policia tha se da Silva u gjet nën kapakët e një krevati në një shtëpi në një nga lagjet e varfëra të Rio de Janerio. 

Dy truprojat thuhet se u larguan kur erdhi policia, ndërsa da Silva i dha një emër të rreme dhe tha se ai ishte një kushëri i zonjës së shtëpisë.

Për 10 vjet, ai ka qenë duke shkaktuar probleme për Rio de Janeiro, dhe autoritetet kishin ofruar një shpërblim për atë që jepte informacion në arrestimin e tij.

Gjatë muajve të fundit, disa operacione policore dështuan për kapjen e tij duke çuar në shkëmbime zjarri mes policisë dhe karteleve të drogës atje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy