
Deputetja demokrate Orjola Pampuri, thotë se Partia Demokratike nuk është në ditët e saj më të mira por në fillimin e krijimit të një partie të madhe opozitare.
Nga studio e MCN Live ajo deklaroi se zgjedhja e forumeve është e një rëndësie të madhe pas kalimit të dy viteve të vështira.
Tani ishte momenti të niste ky rrugëtim i rëndësishëm për t’i dhënë formë, me qëllim që të dalim në terren, për të ftuar gjithë elektoratin, intelektualë, shtresën gri, për shkak të mungesës së një alternative, përçarjes së brendshme, mungesës së koherencës të shumë prej këtyre deputetëve të PD.
Të gjitha këto çojnë drejt formimit të kupolës së PD dhe më pas daljes në terren, me qëllim formimin e një alternative. E para do të ketë hap pas hapi një program që do tu ofrohet qytetarëve.
Por që tu ofrohet ky program ishte nevoja për të pasur fytyrën se si do të ofrohej ky program. Duhen fytyra të pastra, të pa sprovuara të këtyre deputetëve.
Figura e zotit Basha u ndërtua e tillë nga personazhe që nuk donin ta shihnin aty. Vendimmarrjet e zotit Basha kanë qenë duale.
Ndaj besojmë se do jetë diçka ndryshe, se vendimmarrja nuk do të jetë dualiste, por e gjithë kupolës dhe strukturave të PD. Një pushtet që ai e shpërndan.
Lëvizjet e Gazment Bardhit nuk kanë koherencë dhe kanë mungesë koherence të theksuar. Së pari dëmtoi imazhin e secilit prej atyre që nuk patën një koherencë.
Individi Bardhi ka bërë akuzat ndër më të rëndat ndaj zotit Berisha. Ndërkohë që ngërçi i vetëm për grupin e PD, është non grata e zotit Berisha, që me të PD nuk mund të bëjë përpara.
Zoti Bardhi ka pasur akuza të ndërsjella me zotin Berisha dhe kjo është dilema më e madhe që duhet zgjidhur që si individë për ta të ketë më shumë besueshmëri.
Të gjitha këto janë lojëra që nuk i shkojnë një Partie Demokratike, por një çete. Janë disa kalkulime që e zbehin akoma më shumë besimin te qytetarët dhe demokratët.
Nuk mund të quhet bashkim ai, është thjesht kalkulim numrash.
Sa i takon postit të saj si nënkryetare e PD, Pampuri deklaroi se besimi në politikë fitohet nga lideri për shkak të qëndrueshmërisë së secilit prej nesh, duke nënvizuar se ka vendosur nga fillimi deri më sot ti qëndrojë linjës së Partisë Demokratike.
Kam punuar fort nga momenti që kam hyrë në politikë deri sot, kam shkelur terrenin besoj jashtëzakonisht shumë. Kam qëndruar besnike e parimeve të mia.



