Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të hyjë në qytetin e Rafahut në Gazën jugore për të shkatërruar Hamasin me ose pa një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.
Ai shtoi se nocioni i përfundimit të luftës përpara se Izraeli të ketë arritur objektivat e tij nuk është një opsion.
“Ideja se ne do t’i japim fund luftës përpara se të arrijmë të gjitha objektivat tona është e papranueshme.
Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të zhdukim të gjitha batalionet e Hamasit atje, me ose pa marrëveshje, për të arritur fitoren totale”, theksoi ai.
Sipas faqes së lajmeve Ynet, tanket izraelite janë vendosur në kufirin e Gazës dhe janë gati të marrin dritën jeshile për të filluar ofensivën e diskutueshme, të cilën Izraeli e konsideron si shtytjen e fundit të nevojshme për të zhdukur forcat luftarake të Gazës.
Ndërkohë delegacioni i Hamasit është larguar nga Kajro dhe do të kthehet me përgjigjen për propozimin e armëpushimit në Gaza dhe do të japë një përgjigje me shkrim.
Prime Minister Netanyahu:
— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) April 30, 2024
"The idea that we will halt the war before achieving all of its goals is out of the question. We will enter Rafah and we will eliminate the Hamas battalions there – with or without a deal, in order to achieve the total victory." pic.twitter.com/1d7SCYWJIP



