Jo vetëm njerëzit, por edhe qentë kalojnë një periudhë adoleshence të vështirë.
Një studim i Universitetit të Newcastle në Angli thotë se për herë të parë kanë analizuar se si qentë, gjatë zhvillimit të tyre, përjetojnë turbullira emocionale që përkon me hyrjen e tyre në pubertet.
Gjatë kësaj faze, miqtë tanë me katër këmbë bëhen më kokëfortë dhe të pabindur, dhe për këtë arsye janë të vështirë për t’u trajnuar, si dhe janë veçanërisht të prekshëm nga pikëpamja emocionale, e cila mund të bëhet problem në një epokë në të cilën shumë qen janë dhënë në adoptimi.
Mosha e adoleshncës për ta është rreth tetë muaj, kur ata kalojnë në ekuivalentin e qenit të pubertetit, me të gjitha ndryshimet hormonale dhe që pësojnë. Ekspertët e qenve, dhe veçanërisht trainerët, gjithmonë kanë dyshuar se ishte një kohë e vështirë për kafshët, dhe studimi i udhëhequr nga Lucy Asher ka vënë në dukje atë që më parë dyshohej si periudhë e vështirë, por pa ditur shkaqet.
Gjatë periudhës së adoleshencës sipas ekspertëve qentë tregojnë një këmbëngulje për të mos ju bindur komandave.
Rezultatet e studimit të parë u konfirmuan edhe nga një studim i bërë mbi pronarët e rreth 300 ekzemplarëve të qenve adoleshentë, i cili riafirmoi vështirësitë e tyre për t'u bindur gjatë periudhës kritike. Kritike jo vetëm sepse për disa muaj kafshët bëhen të vështirë për t’u menaxhuar, por për çështje shumë më serioze.
Mosha e pubertetit, në të vërtetë, është gjithashtu shpesh ajo gjatë së cilës qentë "futen në treg" dhe bëhen të disponueshëm për birësim, që do të thotë se shumë qen lëvizin në shtëpi në një kohë kur ata janë emocionalisht të brishtë dhe natyrisht të pabindur.



