Zejnaj: Kurti të shkojë të dëshmojë në prokurori dhe të ndalojë sulmet ndaj drejtësisë

Zejnaj: Kurti të shkojë të dëshmojë në prokurori dhe të ndalojë sulmet ndaj drejtësisë

Drejtori i Storm-RKS, Argjend Zejnaj thotë se Kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta lejonte veten që të çonte më tej deklaratat politike ndaj sistemit të drejtësisë, pasi merret si ndërhyrje.

Duke folur për MCN Live, Zejnaj deklaroi se Albin Kurti përveçse nuk iu përgjigj ftesës për t’u përgjigjur në Prokurorinë speciale, vazhdon të hedhë gurë ndaj drejtësisë për të ndikuar te elektorati.

Drupal Ad

Është një proces hetimor që po zhvillohet në njërën nga ministritë që e drejton një bashkëpartiak i Albin Kurtit.

Duhet të shkojë dhe dëshmojë dhe të mos sulmojë sistemin e drejtësisë dhe të japë informacionet që ka për rezervat shtetërore.

Duhet të nxirret e vërteta në shesh se ku shkuan paratë për rezervat shtetërore, pasi rezervat shtetërore nuk ekzistojnë sot.

Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kosovës që prej shpalljes së pavarësisë që një prokuror t’i shkojë në zyrë Kryeministrit për ta marrë në pyetje, për shkak se nuk është në praktikën ligjore të sistemit të drejtësisë.

Kryeministri Kurti e ka për detyrë që t’i përgjigjet kërkesave të drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy