
Stoltenberg tha ditën e sotme se edhe pse Rusia tani po e përqendron sulmin e saj në Ukrainën lindore, NATO-ja nuk ka parë asnjë tregues që qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin për të kontrolluar të gjithë vendin të ketë ndryshuar.
Duke folur ne gazetarët përpara një takimi në Bruksel të ministrave të jashtëm të aleatëve të NATO-s, Stoltenberg paralajmëroi gjithashtu se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite.
Ne nuk kemi parë asnjë tregues që presidenti Putin të ketë ndryshuar ambicien e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur për një afat të gjatë. Duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë se kjo mund të zgjasë për një kohë të gjatë, për shumë muaj apo edhe vite.



