Duke folur në emisionin “Arnautistan” gazetarja Zhaklin Lekatari tha se çdo grua ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me trupin e saj apo të ekspozojë lakuriqësinë e saj për sa kohë që nuk cenon lirinë e tjetrit.
Megjithatë ajo theksoi se një problem është hiperseksualizimi, sidmos te vajzat e vogla.
Mendoj që liria jonë mbaron aty ku fillon e tjetrit. Ne s’jemi në epokën ku të vendosim pikëpyetje ku është kufiri i lirisë. Trupi është i imi dhe me trupin tim bëj ç’të dua për sa kohë s’cenoj dikë tjetër. Nëse unë lakuriqësinë time e vendos në postera në kopshte fëmijësh këtu ka diçka që s’shkon. Nëse lakuriqësinë time e shfaq në rrjet, sepse për 10 vite kam jetuar në ‘burg’ nga babai im, këtu është tjetër kontekst. Çdo produkt që blejmë reklamohet me figurën e një gruaje seksi të bukur, për birrën, patatinat, biçikletën. Hiperseksualizimi është i gabuar, sidomos të vajzat e vogla. Është e nevojshme të kemi edukimin seksual. Të edukojmë fëmijët që të vegjël. Të reklamosh një grup kërcimi me vajza 12 vjeçare me lëvizje të hiperseksualizuara janë të gabuara. Sepse u mësojmë vajzave të vogla që trupi i tyre ka një vlerë që mund ta shesin”.



