Ngjela: Lufta anti-korrupsion, kusht nga Perëndimi. Nëse bëhet e suksesshme e kemi garantuar hyrjen në BE

Ngjela: Lufta anti-korrupsion, kusht nga Perëndimi. Nëse bëhet e suksesshme e kemi garantuar hyrjen në BE

Avokati Spartak Ngjela tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria s’e ka nisur kot këtë luftë, por i është vendosur kusht nga Perëndimi. 

I pyetur a ka të drejtë kryeministri të revokojë lejen e legalizimit të dhënë nga një institucion tjetër, Ngjela tha:

Po të jetë nga institucioni që e ka ai në varësi, natyrisht që e prish. Janë jashtë konceptit modern juridik, jashtë kushtetutës, dhe sidomos s’përmendin fare gjykatat. Të gjitha qeveritë e vendeve demokratike kanë tendencën të shkelin ligjin. Pse nuk e shkelin? S’i lënë gjykatat. Po s’ka gjykata kurrë s’do gjeni të drejta dhe kurrë s’do keni demokraci. Të gjithë njerëzit pa përjashtim i drejton gravitacioni i interesit. Brenda gravitacionit të interesit të një pushtetari të lart vjen dhe diktatura. Kush e zgjidh? Kushtetuta moderne, legjislacioni modern dhe gjykata e pavarur me personalitet të madh. Nëse s’janë këto fiton egoizmi i individit. E frenon forca e ligjit dhe gjykatat e drejta, të ndershme, me nivel të lartë profesional. 

Pyetja bëhet pasi ka dalë SPAK-u, a e kemi të fortë ligjin anti-korrupsion? Unë them e kemi të fortë, por kush e drejton? S’e drejtojmë ne, e drejtojnë ata që e paguajnë dhe e kanë ndërtuar. Cila? Ekspertiza amerikane. A do na shpëtojnë nga korrupsioni? Deri tani s’është pa sukses, janë 3 ish-kryeministra të akuzuar, 5-6 ministra të akuzuar dhe të arrestuar. Po ta shikosh me optikë juridike është revolucion. Kjo lëvizje mund të jetë e keqe e vogël që po godet një të keqe të madhe. 

Qeveria s’e ka nisur kot këtë luftë se e ka vënë kusht Perëndimi, politika e lartë perëndimore e ka vënë kusht luftën anti-korrupsion, se ne të bllokojmë. A ka abuzime me këto që thonë ka shkelur ligjin dhe prish pronën? A jemi të sigurt që qeveria s’e prish në funksion të ligjit, por të interesit politik? Këtë s’e dimë, do të na i tregojë koha. Ndërkombëtarët, sidomos ata Uashingtonit do ta godasin? Të shohim. Por Rama e ka fuqinë që të veprojë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni si diktator? A është ky rreziku? Është rrezik. Unë s’di për psikikën e Ramës. 

Nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore dhe e drejtë, hyjmë në historinë moderne të shtetit shqiptar dhe e kemi të garantuar hyrjen në BE. S’ka shtet tjetër që të ketë dy fe, kristiane dhe islame dhe të ketë tentuar të hyjë në BE. Vet BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre, vetëm ne na i kanë bërë, Turqisë fare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy