
Prania e influencës aviare apo e njohur në opinion si gripi i shpendëve, vazhdon të jetë ende aktiv në Shqipëri.
Zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi, tha në një komunikim përmes skype për edicionin e “MCN live”, se aktualisht janë 13 vatra aktive në vend në tetë qarqe, ndërkohë që numërohen 637 mijë shpendë të ngordhur deri tani nga kjo sëmundje.
Kemi vatra të gripit ende, nuk mund të themi se jemi pastër, vatra e fundit është shënuar të premten në një fshat të Lushnjës, aktualisht kemi 13 vatra aktive ne tete qarqe të vendit. Deri tani janë shënuar 637 mijë shpendë të ngordhur, ndërkohë që ende nuk kemi bërë një përllogaritje të dëmeve për shkak se ende kemi vatër aktive dhe gripi nuk ka mbaruar ende.
Pikëpyetjeve të mëdha për qytetarin nëse duhet të konsumojë vezë dhe mishin e pulës, zv.ministrja i hedh poshtë. Ajo këmbëngul se kjo sëmundje nuk transmetohet përmes ushqimit dhe se duhet të aplikohet temperatura e gatimit të mishit të pulës, në 70 gradë.
“Ne kemi insistuar që në filim që tu bëjmë të ditur konsumatorëve se nuk rrezikojnë, është sëmundje që nuk transmetohet përmes ushqimit, sikurse mishi, poashtu edhe vezët nuk shkaktojnë asnjë lloj problemi të konsumatorët, mjafton temperatura e gatimit të mishin në 70 gradë C.



