“Aksioni më i çmendur i Ramës!”/ Shkreli: Kryeministri tregoi pabesi ndaj banorëve të Thethit, njollë për turizmin  (VIDEO)

“Aksioni më i çmendur i Ramës!”/ Shkreli: Kryeministri tregoi pabesi ndaj banorëve të Thethit, njollë për turizmin (VIDEO)

Eliona Shkreli, kryetare PD në Shkodër, mendon që aksioni i IKMT në pikun e sezonit turistik në Theth, është një dëmtim me qëllim i imazhit të pikës turistike, që sjell shkatërrim të ekonomisë, dhe nuk sjell mirëqenie. Sipas Shkrelit Rama tregoi pabesi ndaj banorëve të Thethit, të cilëve në fushatë u premtoi përfundimin e procesit të dhënies së certifikatave të pronësisë, dhe premtoi se ndërtimet pa leje do gjenin zgjidhje me paketën e maleve.

Opinioni publik s’e ka pritur mirë këtë aksion, duke patur parasysh se Shkodra është bashkia më e varfër në vend, dëmtimi i bizneseve sjell shkatërrim të mëtejshëm të ekonomisë shqiptare. Ndërhyrja në pikun e sezonit turistik, kur turistët e huaj dhe vendas zgjedhin të vizitojnë pika turistike të Shkodrës dhe Thethin, patjetër që nuk ka se si të ketë ndikim të mire, në sytë e shkodranëve apo turistëve. Ky është një aksion absolutisht i pabazuar jo vetëm në logjikë, por i pabazuar në mirëqenie apo në zhvillimin e turizmit jo vetëm të Shqipërisë, por edhe Shkodrës konkretisht. 

Nëse do kaloja te Thethi, është një pabesi e kryeministrit Rama, pasi në vitin 2024 gjatë fushatës elektorale takoi banorët e Thethit dhe bujti në Theth. Ai u premtoi banorëve që brenda qershorit do përfundonte procesi i dhënies së certifikatave të pronësisë, dhe ndërtimet pa leje do gjenin zgjidhje me paketën e maleve. Pas më pak se një viti shkoi në pikun e sezonit turistik, duke dëmtuar imazhin me qëllim të asaj pike turistike të asaj pike turistike që është shumë e frekuentuar. Ndërtimet s’mund të quhen pa leje, sepse s’janë në themele. Tronditi jo vetëm banorët, por edhe sytë e opinionit botëror, sepse aty ka shumë turistë nga të gjitha vendet e botës. 

Shkreli tha se Rama duhet të shkarkonte veten ose kryebashkiakun Beci, dhe jo nëpunës të vegjel, apo efektivë policie, që marrin urdhra nga lart. 

Kjo është një aksionet më të çmendura që kryeministri ka ndërmarrë. Kryeministri duhet në radhë të parë të shkarkojë veten, sepse e pa situatën dhe s’ndërmori asnjë aksion. Mund të shkarkojë kryetarin e bashkisë, pse duhet të shkarkojë nëpunës të vegjël që marrin urdhra nga z.Beci. Lejet i ka dhënë administrata e z.Beci, jo banorët dhe punonjësit e policisë. Ka vënë një njollë turpi në turizmin shqiptar, dhe turizmin verior, në një park kombëtar si Thethi. S’jemi për paligjshmëri, por momenti s’ishte tani. Mund të priste deri në shtator, tetor. Në Theth janë momentalisht 4000 turistë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy