Gjenerales së parë femër në Shqipëri i besohet një tjetër detyrë e rëndësishme

Gjenerales së parë femër në Shqipëri i besohet një tjetër detyrë e rëndësishme

Gjeneralja e parë femër në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade Manushaqe Shehu, është emëruar në krye të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS). Në ceremoninë e zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes ishin zëvendësministri z. Petro Koçi, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Dedë Prenga, komandantja e re e KDS gjeneral brigade Manushaqe Shehu, komandantë forcash, si dhe drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Shehu u shpreh shumë e nderuar që merr detyrën e komandantit të Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe vlerësoi punën e paraardhësit të saj në këtë detyrë, gjeneral brigade Dedë Prenga. Më tej ajo theksoi vendosmërinë e saj për përmbushjen e objektivave të kësaj komande. “Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe strukturat e saj vartëse do të jenë të angazhuara maksimalisht në përmbushjen e përgjegjësive të tyre për t’i dhënë një impuls të ri punës për realizimin e misionit dhe detyrave të ngarkuara. Kam besim të plotë se me disiplinën, profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjithë efektivave të KDS, me vizionin dhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm si dhe mbështetjen e përhershëm të familjes sime, do ta përmbush me sukses detyrën e re”, u shpreh Shehu.

KDS funksionon dhe mbështet veprimtarinë e saj mbi tri shtylla kryesore: arsimim, stërvitje dhe përpunim i mendimit doktrinar ushtarak. KDS zhvillon dhe përpunon konceptet kryesore të programeve mësimore të institucioneve të vartësisë për ndërtimin e një sistemi arsimor ushtarak të unifikuar dhe bashkëkohor.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy