
Për murin mes SHBA-ve dhe Meksikës nuk do të jepet asnjë cent. Ky është paralajmërimi i kryetares së Dhomës së Kongresit në SHBA, Nensi Pelosi, në refuzimin e radhës për kërkesën e presidentit Donald Trump.
Pelosi i referohet një drafti që republikanët dhe demokratët për negociojnë për të arritur një kompromis brenda 15 shkurtit.
Ndërsa Trump është i vendosur të mos tërhiqet. “Një marrëveshje që nuk përfshin murin me Meksikën është e pamundur. Pelosi po luan bllofin. Do të lutet për një mur”, ka thënë Trump duke iu referuar një vale të re emigrantësh nga Hondurasi.



