Ambiciet e Salvinit përtej Italisë: Do të bashkojmë populistët e Europës, kemi shumicën

Ambiciet e Salvinit përtej Italisë: Do të bashkojmë populistët e Europës, kemi shumicën

Ministri Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, duket më i bindur se asnjëherë në politikën e tij antiestablishment. Në mbledhjen e përvitshme që partia e tij, Lega, mban në Pontida, Salvini foli për dy ndarjen më dysh të Europës: njërës që mbledh elitën, bankat, financat, emigrantët dhe pasigurinë; dhe tjetrën, Europën e popullit dhe punës.

“Projekti konsiston në një aleancë ndërkombëtare të populistëve, që për mua është kompliment. Mendoj se do të kemi shumicën”, ka thënë ai.

Një muaj pas marrjes së pushtetit së bashku me aleatin e majtë, Lëvizja 5 yjet, Lega e Salvinit rezulton më e fortë në sondazhe. Siç shkruan sot “La Repubblica”, Lega ka mbështetjen e palëkundur të 30% të italianëve.

Por pavarësisht kësaj, zhvillimet politike të djeshme kanë reflektuar atë që mund të quhet kontradikta e parë mes Legës dhe eksponentëve të partisë aleate, Lëvizja 5 Yjet.

Kreu i Dhomës së Ulët, Roberto Fico, dhe nënsekretari Shanseve të Barabarta, Vincenzo Spadafora, kanë bërë publike për herë të parë qëndrime të kundërta me ato të Legës mbi çështje si emigracioni dhe të drejtat e komunitetit gei.

“Në Itali nuk ka më opozitë”, është shprehur nënsekretari Giancarlo Giorgetti.

Por për Salvinin, optimizmi i kalon vitet e një mandat qeverisës. “Italia që ne do të qeverisim për 30 vjet është Italia që nuk ka frikë nga asgjë”, ka thënë ai.

Megjithatë, mbledhja e Pontidës zhvillohet pa themeluesit Umberto Bossi dhe Roberto Maron. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy