Lëshohet në orbitë sateliti për të kuptuar ndryshimin e klimës

Lëshohet në orbitë sateliti për të kuptuar ndryshimin e klimës

Lëshohet në orbitë sateliti i parë për të kuptuar ndryshimin e klimës. Lëshimi i satelitit EarthCare, shënon fillimin e një nga misioneve më komplekse dhe ambicioze në historinë e vëzhgimit të Tokës.

Me katër instrumentet e tij të fundit, misioni i lindur nga bashkëpunimi midis Agjencisë Hapësinore Evropiane dhe agjencisë japoneze hapësinore Jaxa do të studiojë retë dhe aerosolet për të zbuluar mekanizmat që qëndrojnë në themel të ndryshimit të klimës.

“Retë, aerosolet dhe rrezatimi së shpejti do të kuptohen shumë më qartë, si një përzierje unike e katër instrumenteve në bordin e EarthCare që punojnë për të zgjidhur disa nga aspektet më misterioze të atmosferës sonë”, shkroi drejtori i përgjithshëm i ESA, Josef Aschbacher.

Drupal Ad

I projektuar dhe ndërtuar nga një konsorcium prej mbi 75 kompanish me Airbus si kontraktor kryesor, misioni ka një kontribut të rëndësishëm nga Agjencia Italiane e Hapësirës.

Pas lëshimit të suksesshëm nga baza kaliforniane e Vandenberg me një raketë Falcon 9, sateliti u nda siç duhet nga raketa dhe rreth një orë më vonë stacioni i Tokës Hartebeesthoek, në Afrikën e Jugut, mori sinjalin që tregonte se EarthCare kishte hyrë në orbitën e synuar, afërsisht 400 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy