Jeta e Angelina Jolie në 2 minuta/ Historia frymëzuese e vajzës që u refuzua disa herë (VIDEO)

Jeta e Angelina Jolie në 2 minuta/ Historia frymëzuese e vajzës që u refuzua disa herë (VIDEO)

Ajo sot është një nga aktoret më të paguara të Hollivudit, por jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë. Angelina Jolie ka pas krahëve një jetë plot me probleme, që nga bullizimi që në moshë të hershme, depresioni, varësia ndaj drogës e deri te përballja me rrezikun e kancerit.

Që në moshën 11 vjeçare, shokët dhe shoqet e fëmijërisë e kanë tallur për telat e dhëmbëve. Ajo la shkollën për këtë arsye kur ishte 14 vjeçe. Periudha që pasoi ishte një periudhë depresioni dhe vetëdëmtimi. Tentativa për t’u bërë modele iu refuzua sepse ishte shumë e dobët. Në rolin e parë të rëndësishëm si aktore, ajo nuk shkëlqeu dhe vendosi të mos aktronte më. Më pas ajo ra në kurthin e depresionit dhe varësisë nga droga.

Por pasi iu ofrua një rol në “Vajzëri e ndërprerë”, jeta e saj ndryshoi. Filmi rezultoi sukses dhe ajo fitoi “Oskar” si aktorja më e mirë. Vetëm pak kohë më pas, ajo adoptoi një fëmijë. Filmat që pasuan e bënë akoma më të njohur dhe sot është një nga aktoret më të paguara dhe një nga gratë më të bukura në botë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy