Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu deklaroi për MCN TV se protesta e opozitës që pritet të nisë pas disa minutash do të vërtetojë që shumica e qytetarëve janë kundër kësaj qeverie.
Duke vijuar më tej, Balliu tha se pjesëmarrja e qytetarëve do të tregojë që qeveria është në minorancë dhe shumë shpejt do i vijë fundi.
Protesta është kundër një qeverie që ka 10 vite që vjedh. Kanë 10 vite që qytetarët që vidhen çdo ditë. U ka hequr votën. Është kryeministri i vetëm që është arkitekti i shpopullimit të shtetit të vet. Do të ketë protesta deri në rrëzimin e Ramës. Sot do vërtetohet që shumica e shqiptarëve janë kundër kësaj qeverie, dhe këto do e faktojë protesta. Kjo është qeveri në pakicë. Rama dhe bandidët që ka nga mbrapa nga Spiropali, Ahmetaj do marrin përgjigjen që meritojnë. E vetmja gjë që ka rëndësi është që kësaj qeveria po i vjen fundi dhe kjo është lajm i mirë për çdo qytetarë. Është lajm shumë i mirë për çdo qytetar.



