Kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi përballë bllokimit të seancës së sotme parlamentare nga opozita, deklaroi për mediat se asgjë nuk e justifikon bllokimin e institucionit.
Ai tha se opozita provokoi mazhorancën me sjelljen e saj dhe se gjithçka ndodhi ishte një shfaqje e shëmtuar dhe kërkoi që Partia Demokratike të mos e sjellë krizën e saj në Kuvend.
Partia Demokratike ka hallet dhe problemet e veta të cilat duhet t’i zgjidhë, por të mos e sjellë krizën e saj në Kuvend.
Kjo ishte dhunë dhe përdhosje e institucionit të Kuvendit dhe opozita nuk zgjodhi rrugën e duhur për kërkesat e saj, pasi nuk kanë të drejtë të zaptojnë institucionet me dhunë.
Çuçi bëri të ditur se pas ngjarjes së ditës së sotme e cila çoi në shtyrjen e seancës plenare, do mblidhet Komisioni i Etikës.



