Harris propozon planin ekonomik, republikanët e cilësojnë absurd dhe autoritar

Harris propozon planin ekonomik, republikanët e cilësojnë absurd dhe autoritar

Kamala Harris kandidatja e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë ka shpalosur nga Karolina e Veriut planin e saj ekonomik I cili ka ne fokus shtresën e mesme si dhe uljen e taksave e çmimeve për strehimin. Ky plan shihet me skepticizëm nga shume analiste, ndërsa republikanët e cilësojnë absurd dhe autoritar.

Gjatë një fjalimi nga Shteti i Karolines se Veriut kandidatja për presidente e SHBA Kamala Harris ka bere te ditur planin e saj ekonomik I cili synon uljen e taksave, uljen e çmimeve te artikujve ushqimore dhe  strehimit me qellim fuqizimin e klasës se mesme që siç duket do te jete fokusi I saj. Nder te tjera Harris propozoi edhe një ndihme prej 25 mije dollarësh për te gjithë personat te cilët për here te pare do te blejnë një shtëpi.

“Çdo ditë në mbarë vendin tonë, familjet flasin për planet e tyre për të ardhmen, ambiciet e tyre, aspiratat e tyre për veten dhe për fëmijët e tyre. Ata gjithashtu flasin se si do të jenë në gjendje t'i realizojnë ato financiarisht, sepse faturat po rriten dhe po shtohen. Kemi shpenzimet për ushqimin, qiranë, karburantin, ilaçet,  veshmbathjet dhe  shkollimin e fëmijëve. Pas gjithë këtyre shpenzimeve, për shumë familje nuk mbetet shumë në fund të muajit”, tha Harris.

Nënpresidentja Harris po ashtu premtoi edhe uljen e taksave si për familjet me te ardhura te mesme po ashtu edhe te ulëta, si dhe zgjerimin e kredisë se fëmijëve deri ne 3600 dollarë si dhe 6 mije dollarë për fëmijë vitin e pare te jetës. Pavarësisht retorikes se saj për shume analiste dhe eksperte premtimet e Harris shihen si vazhdimësi e planeve te administratës se Biden. Ndërsa për te tjerë kritike realizimi i këtyre objektivave duket I vështirë përderisa pjesa me e madhe e asaj qe propozohet duhet te miratohet ne Kongres.

Planet e Harris me shume skepticizëm shihen edhe nga kundërshtarët e saj politik. Disa nga këshilltarët ekonomike te Trump i cilësuan propozimet e saj plotësisht absurde dhe përfaqësuese te një modeli socialist dhe autoritar. Por me gjithë propozimet e dy kandidateve per president sondazhe te ndryshme tregojnë se 45% e amerikaneve  kane me shume besim tek  Doanald Trump për çështjet e ekonomisë përkundrejt 38% qe mbështesin  zonjën  Harris.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy