Trupat ruse sulmuan rajonin e Odessa të Ukrainës me raketa balistike.
"Një ndërtesë dykatëshe u shkatërrua. 4 persona vdiqën, mes tyre dhe një adoleshent", tha guvernatori Kiper në Telegram.
Sipas komandantit të përgjithshëm të forcave ukrainase, Moska ka zhvendosur rreth 50,000 ushtarë në rajonin Kursk të Rusisë, ku forcat e Kievit thonë se kanë kapur 1,300 kilometra katrorë dhe 100 vendbanime ruse.
Ofensiva e Ukrainës në Kursk filloi në fillim të gushtit.



