
Katër persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan u përplas me një shtëpi në Hattiesburg, Misisipi, mbrëmjen e së martës.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 të mbrëmjes, kur personeli i urgjencës iu përgjigj një telefonate se një avion ishte rrëzuar në një shtëpi.
Policia e Hattiesburg e cila shkoi menjëherë në vendngjarje tha se janë duke zhvilluar hetimet për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.
Ndërkohë më tej shefi i policisë konfirmoi se katër persona humbën jetën si pasojë e incidentit tragjik.



