Në ditën e 14 të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit është përkeqësuar. Tre prej tyre janë dërguar në spital për shkak të gjendjes së rënduar.
Megjithatë, ata janë të vendosur ta vazhdojnë këtë grevë, pavarësisht se deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje për kërkesat e tyre.
Naftëtarët e Ballshit kërkojnë pagat e pramabetura rifillimin e punës së rafinerisë.
Në mungesë të një përgjigjeje nga Ministria e Energjetikës, naftëtarët që nuk janë pjesë e grevës, por e mbështesin atë nga jashtë, kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave dhe paralizim të jetës në qytet.



