“Gërdeci”, Rusta: Mediu kërkon ballafaqim me ish-vartësit. Prokuroria nuk gjen dot dëshmitarët (VIDEO)

“Gërdeci”, Rusta: Mediu kërkon ballafaqim me ish-vartësit. Prokuroria nuk gjen dot dëshmitarët (VIDEO)

Në një raportim nga GJKKO për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije se strategjia e mbrojtjes së ish-ministrit Mediu në lidhje me çështjen Gërdeci është ballafaqimi me ish-vartësit e tij. Mediu pretendon se përmes shkresave dhe dokumenteve atë s’e lidh asnjë gjë me shkeljet e pretenduara nga Prokuroria. Ndërkaq, gazetari Rusta raporton se sot nuk janë paraqitur për të dhënë deklarimet e tyre Luan Hoxha, Dritan Minxholli dhe Mihal Deliorgji si dhe ish-sekretarja e Aldo Bumçit, Anjola Agolli. Prokuroria ka referuar se gjykata s’ka mundur t’i gjejë këta shtetas.

Në 15 mars 2024 do të bëhen plot 16 vite për të cilat edhe vet ish-ministri i Mbrojtjes dhe kreu i PR, Fatmir Mediu thotë se ‘edhe unë pres që Prokuroria këto 16 vite të më kishte pyetur. Prokuroria e Posaçme në seancën e sotme ka bërë një kërkesë të drejtpërdrejtë, ku i pranishëm ka qenë Fatmir Mediu, i ka thënë nëse jeni i gatshëm mund të vazhdojmë në seancën e radhës më 21 shkurt të jepni deklarime si person në hetim dhe person i pandehur për çështjen ‘Gërdeci’. 

Ndërsa në seancën e sotme ku pritej me interes deklarimi i Luan Hoxhës, Dritan Minxollit dhe Mihal Deliorgjit, Prokuroria ka referuar se gjykata s’ka mundur t’i gjejë këta shtetas. Luan Hoxha është ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, gjeneral ushtarak që prej vitesh jeton në SHBA. Luan Hoxha është një personazh që konsiderohet kyç dhe i rëndësishëm për procesin e Gërdecit, dëshmitë e tij të dhëna në ambasadën e SHBA kanë zbuluar se si ishte një paligjshmëri në atë proces.

Mcn Live e ka pyetur z.Mediu në përfundim të seancës nëse do të kërkojë një ballafaqim me ish-vartësin Luan Hoxha, Mediu është përgjigjur: ‘Po, e kam kërkuar, e kërkoj, por shumë prej dëshmitarëve preferojnë të heshtin’. Ai u ka bërë një apel, ku u thotë të gjithëve që kush ka qenë i përfshirë, staf pune, do duhet të japë një përgjigje. Askush prej dëshmitarëve thotë Mediu nuk e ka lidhur emrin tim qoftë me procesin e përzgjedhjes së vendit të demontimit, po ashtu me një shkelje ligjore. Po aq e rëndësishme është edhe shkresa drejtuar nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Mbrojtjes me shënimin ‘për Shkëlzenin’. Ka dëshmuar Aldo Bumçi dhe Shkëlzen Berisha që pretendojnë se shkresa është e falsifikuar. 

Ndërsa sekretarja e ish-ministrit Bumçi, shtetasja Anjola Agolli nuk gjendet.  Ajo çka Mediu ka në strategjinë e tij të mbrojtjes, është një ballafaqim me të gjithë, pasi ai pretendon se nëpërmjet shkresave dhe dokumenteve, atë s’e lidh asgjë me shkeljet e pretenduara. Ai sot ka thënë që grupe të caktuara interesi të drejtësisë, dhe medias, ai të vihet padrejtësisht para drejtësisë dhe të dënohet. Por nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme thotë se me marrjen e OK-it nga Gjykata e Lartë për të rihapur këtë çështje ka gjetur shkelje, ku i përfshirë është edhe z.Mediu”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy