
Përse zgjedhim partnerë që na lëndojnë? Kjo është pyetja që kërkon përgjigje te moshat e reja, që ndeshin jo shpesh në lidhje me partnerë toksikë.
Almeida Xhaferi, psikologe klinike, e ftuar në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, shpjegon pse vijmë deri te këto raste.
Xhaferi thotë se këta persona rëndom kanë ardhur nga një fëmijëri disproporcionale dhe jo të shëndetshme që reflektohet më vonë në lidhje mes çiftit.
Mendoni një fëmijë që rritet në një ambient toksik, një fëmijë që në një familje ku prindërit gjithë kohës grinden dhe ti nuk merr asnjëherë informacion se çfarë ndodh. Kur prindërit nuk janë mirë ata nuk kanë mundësi të të ofrojnë dashuri. Fëmija mësohet të refuzojë të shfaq dhe jap dashuri.
Sepse dëshira për të njohur kritikën, refuzimin dhe është vazhdimisht në gjendje alerti sepse dashuria që ti ke marrë si fëmijë ka qenë shumë e pashëndetshme.
Kthimi te partnerët toksik, marrëdhëniet janë interesante për këta persona që marrëdhëniet e shëndetshme i konsiderojmë apriori, sepse në atë lidhje ka faza toksike, pastaj ka faza m pasion, sepse diçka duhet të bëjë ai partner që të të mbaj të varur në atë lidhje.
Pra, bazat janë familja, nga aty lind çdo gjë dhe përcillet edhe në lidhjet tona.
Psikologia Xhaferi, këshillon që në këto raste, fëmijëve tu japim një model sepse ata nuk mësojnë nga ajo që u themi porse nga ajo që shohin.
Ne sensibilizojmë rëndësinë që ka brenda familjes që kur të rriten të kenë një familje të pastër. Zakonisht nënat që kanë pasur një marrëdhënie toksike, bëhen më kritike ndaj vajzave të tyre, dhe u thonë që të mos bëhen si ato.
Por mësimi më i mirë që mund tu japim vajzave, është që të jemi një model i mirë për to, sepse fëmijët nuk mësojnë nga ajo që u themi, por praktikisht nga ajo që sjellin rezultatet.
Duhet të ruhet sensi i masës midis sjellës dhe dhënies së shembujve të shëndetshëm.



