Threads mbush një vjeç. Aplikacioni u lançua më 5 korrik 2023 nga Mark Zuckerberg si përgjigje për X, ish-Twitter-in e blerë nga Elon Musk.

Sipas të dhënave zyrtare nga Meta, rrjeti social ka aktualisht 175 milionë përdorues aktivë mujorë, 25 milionë më shumë se të dhënat e fundit të muajit prill. Në korrik 2023, ndërsa shumë përdorues dhe reklamues braktisën Twitter-in, Threads filloi të lulëzonte. Në vetëm pak ditë, aplikacioni u shkarkua më shumë se 100 milionë herë, veçanërisht falë lidhjes me Instagram. Në Evropë, rrjeti social u bë i disponueshëm disa muaj më vonë, në dhjetor, për të respektuar rregullat evropiane.

"Threads tani ka më shumë se 175 milionë përdorues aktivë mujorë. Çfarë viti," tha Zuckerberg, kreu i Meta, në platformë.