Toni Gogu flet për shqetësimet e BE në fushatën elektorale dhe ka një mesazh për kundërshtarët (VIDEO)

Toni Gogu flet për shqetësimet e BE në fushatën elektorale dhe ka një mesazh për kundërshtarët (VIDEO)

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Toni Gogu tha sot në një lidhje Skype për edicionin e lajmeve në MCN TV se shqetësimet e BE për fushatën elektorale në vend janë të dukshme dhe legjitime, ndërkohë që lidhur me këtë fajësoi opozitën, e cila ka akuzuar shpesh për zgjedhje të vjedhura duke u përpjekur të mos njohë edhe rezultatet.

I pyetur nëse ka një mesazh për kundërshtarët, Gogu tha gjatë intervistës se i fton ata në një ballafaqim planesh për të nxjerrë ekonominë nga sfidat.

Intervista e Toni Gogut për MCN TV:

Si do jetë fushata e PS / PD në këto zgjedhje? Duket se më shumë se sa te programet, partitë janë fokusuar tek retorika dhe sulmet mes palëve?

Gogu: Këtë fushatë po e pres në terren, kam qenë në zbatim të planit tonë të veprimit që ka të bëjë me rindërtimin pas tërmetit dhe pandeminë, ku po vijojmë me vaksinimin e të moshuarve dhe mësuesve. Brenda pranverës së 2022 do të ndërtojmë të gjitha apartamentet dhe ndërtesat. Nga ana tjetër po vijojmë me investimet strategjike si në energji dhe fusha të tjera dhe planin do ta dëgjoni të shpaloset.

Kemi parë përplasje në Elbasan dhe incidente elektorale në Fier. Kush po përpiqet të tensionojë fushatën?

Gogu: Për shkak se jam në terren është e vështirë të kuptoj çfarë ndodh, por po të shikosh edhe presidenti që ka zbritur në terren është e qartë që ka pasiguri për rezultatin sepse ne jemi të fokusuar në punë dhe qoftë njerëzve dhe ekonomisë t’i ofrojmë më të mirën.

BE kërkoi konsensus në fushatë dhe pranimin e rezultatit. Pse kjo pasiguri se palët mund të mos pranojnë fjalën e popullit?

Gogu: Besoj që është e dukshme që shqetësimi i tyre është legjitim sepse opozita u largua nga parlamenti dhe më pas thanë shiko se kemi zgjedhje të vjedhura, ata u përpoqën të mos njihnin rezultatin. Humbja e tyre është bërë zakon dhe delegjitimojnë rezultatin, ky nuk është problemi jonë.

Mesazhi juaj për kundërshtarët?

Gogu: Ejani të ballafaqojmë planet dhe të nxjerrim ekonominë nga sfidat. Kjo është ftesa ime për kundërshtarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy