Kampioni i kick boksit Ferit Keta rrëfen jetën e tij, nga fshati në titullin kampion bote

Kampioni i kick boksit Ferit Keta rrëfen jetën e tij, nga fshati në titullin kampion bote

Kampioni i kick-boks Ferit Keta nga Bulqiza thotë se ky vit deri tani nuk ka pasur pushime, për shkak të angazhimeve të shumta me punë.

Për emisionin “Zgjohu me MCN”, rrëfeu se ka kaluar fëmijëri shumë të bukur në Bulqizë dhe se kthehet shpesh për shkak se aty ka dhe prindërit.

Keta thotë se nga Bulqiza ka shkuar në Gjermani dhe se për të ishte një ndryshim shumë i madh, pasi fshati ku u rrit nuk ofronte asgjë, përveç punëve ditore dhe argëtime thuajse nuk kishte.

Ai tregon se në Gjermani iu desh që të përballej me një jetë komplet tjetër, nga ajo që bënte.

Largimi drejt Gjermanisë ishte si gjithë shqiptarët për një jetë më të mirë, por sporti ishte gjithmonë një pjesë që më ngacmonte, e kisha parë tek vëllezërit e mi Ismaili dhe Gjetani.

Atje nisi çdo gjë, atje filluan hapat e mi të para. Pak më para në Gjermani jetonin dy vëllezërit.

Ismaili kishte vite që e praktikonte këtë sport, më pas dhe Gjetani. Shkova dhe shumë gjëra i kisha gati, duhej pak dëshirë dhe vullnet.

Ata janë çunat e xhaxhait, por prezantohemi sikur jemi vëllezër.

Ismaili ka qenë ai që ditën e parë që më doli para dhe më mori në aeroport, më pyeti nëse më pëlqente sporti i kick boksit. I thashë po.

Madje unë me zor prisja kur vinin ata nga Gjermania dhe sillnin CD për të parë ndeshjet e tyre, ata ishin ngacmimi dhe frymëzimi që të ndiqja këtë rrugë.

Është një sport që do shumë sakrificë, shumë kohë dhe shumë vullnet për të ardhmen.

Është një sport dhe i rëndë, pro duke qenë i rëndë, duke kërkuar shumë kohë, angazhime dhe punë, tërhiqesh.

Unë nuk jam tërhequr, por kam treguar një moment lodhje, ishte periudha kur isha amator dhe moshatarët e mi çdo fundjavë argëtoheshin dhe dilnin në party dhe festa.

Ndërsa unë çdo fundjavë shkoja diku për ndeshje, në qytete të ndryshme të Gjermanisë.

Mbaj mend që i refuzoja bashkëmoshatarët e mi kur më fitonin të ndeshesha. Në një ndeshje, u dëmtova shumë edhe pse fitova.

Por Ismaili pasi më përgëzoi më tha që pas një jave ke ndeshje prapë. Unë i thashë që nuk rikuperohem kaq shpejt.

Por ai më tha që “Shiko se ky sport është i rëndë, dhe në mendje duhet të kesh që je kampion bote. Në të kundërt e lëmë që tani”. Ismaili është i prerë, nuk pranon kompromise.

Ai ka qenë një nga shtysat e mia dhe më ka dhënë një kurajo shumë të fortë, se që nga ai moment, ka pasur ndeshje që kam lozur me dëmtime, por nuk kam thënë jo.

Kam luftuar dhe kam fituar. Kam shënuar 15 herë fitore dhe asnjë humbje, si dhe u shpalla kampion bote.

Ndeshja e parë për titull ishte diçka ndryshe. Më nxiti ta vazhdoja dhe pse jo siç u bëra dhe kampion bote në kick boks.

Ndeshja kur u shpalla kampion bote ishte më e rëndësishmja. Shumë sportistë punojnë fort për të arritur atë moment.

Është emocion i jashtëzakonshëm, shpërblim i lodhjes, punës dhe sakrificës së madhe.

Ndjehem mirë, nuk është se nuk kam humbur asnjëherë, por kam humbur kur kam qenë amator. Puna të çon në sukses.

Babai më ka ndjekur pothuajse në çdo ndeshje, ndërsa mami jo.

Edhe pse e ka ditur që kam fituar ndeshjet, nuk i ka parë asnjëherë, as në telefon.

Mami më thoshte gjithmonë kur do e lësh. Si çdo nënë kërkon gjithmonë që djali të ketë sa më pak dëmtime, ose mos të ketë fare.

Por në sport ndodhin, por falë Zotit nuk është se deri tani kemi pasur ndonjë dëmtim të madh.

Aktualisht nuk kam dikë në zemër, edhe pse kërkesa e mamit vazhdon me kohë. Por deri më tani nuk ia kam plotësuar.

Por nuk është diçka që mund ta mendosh dhe ta bësh. Shpresojmë që sa më shpejt të ndodhë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy