Nga studio e ‘Të Paekspozaurit’ në MCN TV, Arlind Qori ka dhënë një mendim dhe për kryeministrit Edi Rama dhe kreun e PD-së Sali Berisha për të cilët u shpreh se janë njësoj sa i takon etjes për pushtet dhe para.
Ai tha se fati i Edi Ramës është se ka pasur personazhe si Berisha dhe Basha, që janë arkaik dhe që në këtë lloj kuptimi, i kanë lejuar Ramës të bëjë modernin.
Ata janë njerëz të etur për pushtet, ngazëllehen nga pushteti si Berisha dhe Rama. Të dy eksitohen nga paraja, janë të dy të etur për lavdi me çdolloj kushti, duan të hyjnë në histori me të gjitha mënyrat. Kanë hyrë në fakt në histori, por për keq. Janë njerëz me deficenca ideale. Janë njerëz që duan të ngrenë njëlloj miti të njeriut të lexuar, por besoj se kultura e Berishës kufizohet te librat e letërsisë, ndërsa Rama mendoj se ka mbetur në fazën e atyre librave ‘pushteti me 10 hapa’ sepse e shoh në mënyrën se si diskutojnë.
Etja për pushtet dhe lavdi dhe me kushtin për të qenë me një këmbë në varr, Berisha njësoj si Edi Rama. Fati i Ramës është se ka pasur personazhe si Berisha dhe Basha, që janë arkaik në këtë lloj kuptimi, dhe Rama mund të bëjë modernin. Fati i tij është se deri më sot ka pasur këta lloj lojtarësh.



