Nga Nertila Dosti
“Aksidentet rrugore po trajtohen vetëm si statistika” kështu është shprehur eksperti i aksidenteve Artur Sulçe në një intervistë për Tema Tv.
Sipas tij qeveritë nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin dhe analizimin e fatkeqësive rrugore por ia kanë transferuar këtë problem njëra-tjetërs. Ai shton se qeveria duhet të investojë në infrastrukturën rrugore dhe në përmirësimin e sinjalistikës që është ende shumë larg standardeve europiane.



